Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Soreca: Çdo ndryshim në marrëveshjen e 5 qershorit, të diskutohet në Këshillin Politik

Soreca: Çdo ndryshim në marrëveshjen e 5 qershorit, të

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca ka bërë thirrje që të respektohet marrëveshja e 5 qershorit. Soreca shkruan se çdo ndryshim që tejkalon qëllimin e kësaj marrëveshjeje të diskutohet në kuadrin e Këshillit Politik.

“Ne përsërisim qëndrimin tonë që marrëveshja e 5 qershorit, e cila ka zbatuar rekomandimet e OSBE/ODHIR mbi reformën zgjedhore, duhet të respektohet. Ne gjithashtu konfirmojmë rëndësinë që çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e kodit zgjedhor shqiptar, të cilat tejkalojnë qëllimin e marrëveshjes së 5 qershorit, të diskutohet si duhet në kuadrin e Këshillit Politik në mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohet në Parlament.”, shkruan Soreca/K.C/dritare.net