Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sondazhi i Euronews për zgjedhjet e 25 prillit/ PS 49.3% të votave, PD 33.5% dhe LSI 5.5%!

Sondazhi i Euronews për zgjedhjet e 25 prillit/ PS 49.3% të votave, PD

Shumica e shqiptarëve besojnë se Partia Socialiste do të dalë e para në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, megjithatë diferenca mes saj dhe Partisë Demokratike është ngushtuar ndjeshëm.

Ky ishte rezultati i sondazhit të tretë kombëtar zgjedhor i kompanisë MRB për Euronews Albania. Të pyetur për besimin se kush do t’i fitojë zgjedhjet pavarësisht mënyrës si ata do të votojnë, qytetarët u përgjigjën:

PS – 49.3%
PD – 33.5%
LSI – 5.5%
Të tjera – 0.2%

Krahasuar me sondazhet e tjera diferenca mes dy partive kryesore PS-PD është ulur nga 19.5% në 15.8% si rrjedhojë e rritjes së besimit se PD do të dalë e para – nga 29.6% në 30.8% dhe tashmë në 33.5%.

Megjithatë diferenca mes dy partive kryesore rezulton edhe më e ngushtë nëse i referohemi rezultatit të pyetjes se cila parti do të dëshironin shqiptarët të fitonte. Në këtë pyetje rezultati ishte: Krahasuar me sondazhet e tjera vetëm PD-ja rezulton të ketë rritje në përqindje nga 30.6% në 35.1% ndërsa diferenca është ngushtuar nga 15% në 8.9%. Për sondazhin e tretë u pyetën 1600 persona në 12 zona elektorale gjatë periudhës 25 shkurt – 9 mars./Euronews