Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Silva Turdiu e viteve 1980 apo Floriana Garo e viteve 2000, kush është volejbollistja më e bukur!

Silva Turdiu e viteve 1980 apo Floriana Garo e viteve 2000, kush është

Në një intervistë të veçantë në emisionin "Dekalog" në DritareTv, Floriana Garo, zëdhënëse e Partisë Demokratike dhe ish-volejbolliste, ka ndarë kujtime dhe mendime të veçanta për Silva Turdiun, një emër i njohur në historinë e sportit shqiptar dhe dikur e fejuara e Skënder Shehut, djalit të kryeministrit të Shqipërisë, Mehmet Shehu.

Silva Turdiu e viteve 1980 apo Floriana Garo e viteve 2000, kush është
Floriana Garo

Floriana Garo ka ndarë për audiencën fillimet e saj në sportin e volejbollit, duke theksuar se e ka nisur karrierën si volejbolliste me ekipin e Teutës në Durrës, dhe më pas është zhvendosur në North Dakota, SHBA, ku ka luajtur për ekipin e gjimnazit dhe më vonë për ekipin e universitetit. Ajo ka ndarë gjithashtu përvojat dhe arritjet e saj në këtë sport, ku është shpallur "Lojtarja më e mirë e konferencës" në vitet 2007 dhe 2009.

Kur u pyet për Silva Turdiun, Garo e përshkroi atë si një grua shumë dinjitoze me një bukuri natyrale dhe një histori të veçantë.

Silva Turdiu e viteve 1980 apo Floriana Garo e viteve 2000, kush është
Në ketë foto numri 2 është Silva Turdiu.

"Unë e nisa si volejbolliste e Teutës në Durrës. Pastaj, nga Shqipëria, u zhvendosa në North Dakota, ku u angazhova me ekipin e gjimnazit. Pas ekipit të gjimnazit, u angazhova me ekipin e universitetit. Si arritjen time më të madhe në fushën e volejbollit, konsideroj kur u shpalla 'Lojtarja më e mirë e konferencës' në vitet 2007 dhe 2009. Pozicioni im në fushën e volejbollit ishte shuter, kam qenë gjithmonë luftarake. Unë nuk kisha ndonjë talent të jashtëzakonshëm, por fakti që isha e gjatë 1.80 m më bëri që të spikatesha. Kisha edhe shembujt e mi nga Shqipëria, siç ishte Ela Tase, e cila atëherë flitej nga të gjithë si lojtarja më e mirë në Shqipëri. E kam takuar disa herë më vonë dhe ja ka shprehur admirimin që kisha për figurën e saj. Silva Turdiu ishte shumë e bukur. Silva Turdiu duhet të ketë qenë diku tek 1.80 m e gjatë. Silva Turdiu është një grua shumë dinjitoze, edhe pse ka pasur një histori shumë të trishtuar. Do kisha shumë dëshirë ta takoja. Silva Turdiu ishte e aftë dhe kishte një bukuri natyrale." - u shpreh Floriana Garo./E.P-dritare.net