Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si jetojmë në një familje me dy fe!

Si jetojmë në një familje me dy fe!

Në një takim të rastësishëm mëngjesor, fotoreporteri britanik Robert Hackman u njoh me Kelin, një të ri nga Përmeti i rritur në një familje me fe të përziera, nënë ortodokse greke dhe baba bektashi. Gjatë bisedës, Keli ndau përvojën e tij rreth rritjes në një ambient me ndikime të ndryshme fetare dhe ndikimin që kjo ka pasur në formimin e tij si individ.

“Për mua më e rëndësishme është të jesh njeri i mirë,” tha Keli, duke shtuar se ndonëse ndjek pak më shumë rrugën bektashiane, ndjen respekt të thellë për të dyja besimet. Ai theksoi se rritja në një familje të tillë e ka bërë më të hapur dhe të aftë për të kuptuar e respektuar njerëz me bindje të ndryshme.

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)

Biseda vuri në dukje edhe karakterin e veçantë të shqiptarëve në raport me fenë. “Mendoj se kjo është diçka natyrale në karakterin e shqiptarëve, të jenë tolerantë ndaj feve të ndryshme,” tha Keli, duke përmendur se në familjen e tij, festat fetare përbashkohen dhe respekti është i ndërsjellë.

Ky rrëfim i thjeshtë, por domethënës, ilustron shpirtin e bashkëjetesës dhe tolerancës fetare që e karakterizon shoqërinë shqiptare prej brezash./L.F-dritare.net