Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si po i kërkon Berisha Greqisë, ta sjellë përsëri në pushtet! Flet Pëllumb Xhufi

Si po i kërkon Berisha Greqisë, ta sjellë përsëri

Akademiku Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin “Shqip nga Dritan Hila” në DritareTV foli për për mitingun e fundit të Sali Berishës në Athinë. Xhufi tha se Berisha i është dorëzuar grekëve dhe u ka premtuar atyre vazhdimësinë e marrëveshjes së detit, nëse vjen në pushtet.

“Berisha shkoi të kërkojë falje, në mënyrë indirekte që do bëjë Marrëveshjen e Detit.
Berisha është dorëzuar te grekët gjithë këto vite ka mbështetur marrëveshjen e detit, që është marrëveshje turpi, e bërë jashtë dijenisë së institucioneve. Kjo marrëveshje është një budallallëk, për të mos thënë antikombëtare. Ne e morëm vesh këtë marrëveshje përmes mediave greke që përcollën deklaratën e ministres së jashtme greke të asaj kohe qe thoshte se kishin arritur një fitore strategjike me Shqipërinë. Këtu nuk dihej gjë fare. Në prag të vizitës së ministres së jashtme greke, është abroguar një ligj i kufirit që ishte kaluar me qeverinë Meta në vitin 2001, i cili përcaktonte kufirin e Republikës së Shqipërisë. Ky ligj u hoq për t’i dhënë mundësinë Greqisë që të marrë ujëra territoriale, Gjirin e Vlorës, Sarandës. U hoqën këto ligje dhe u vendos një ligj tjetër i cili në mënyrë indirekte zhvlerësonte ligjin e kufirit dhe iu dha mundësia që pala greke të fitonte sa më shumë territor në Shqipëri.”, tregon profesor Xhufi në DritareTv./K.C/dritare.net