Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si është situata e zjarreve në vend!

Si është situata e zjarreve në vend!

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten ende aktive.
Këto vatra janë evidentuar në bashkitë e Elbasanit, Finiqit, Tiranës, Vorës, Durrësit, Fierit, Kuçovës, Poliçanit, Hasit, Vaut të Dejës, Matit dhe Mirditës.

Vatrat aktive janë:

Bashkia Elbasan: Në vendgrumbullimin e mbetjeve vijon puna për shuarjen e plotë të flakëve. Gjatë ditës së djeshme u ndërmorën veprime për hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve, ndërsa një grup ekspertësh ishte në terren për matjen e ndotjes së ajrit. Forcat operacionale do të vijojnë edhe sot punën për shuarjen e plotë të zjarrit.

Bashkia Finiq: Vatra mes fshatit Grazhdan (njësia Livadhja) dhe fshatit Malçan (njësia Dhivër). Situata është më e qetë dhe intensiteti i zjarrit ka rënë. Zjarri po monitorohet nga një mjet zjarrfikës me 3 efektivë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor në fshatin Malçan.


Bashkia Tiranë: Në fshatin Bulticë, njësia Vaqarr, në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Terreni i vështirë e bën të pamundur kalimin e mjeteve. Sot do të vijojë ndërhyrja me forca operacionale dhe helikopterin Cougar.

Bashkia Has: Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, në një sipërfaqe me pyll pishe. Era dhe terreni i thyer e bëjnë të vështirë ndërhyrjen, por puna për kontrollin e flakëve vijon./E.P-dritare.net