Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sherr me thika te Komuna e Parisit, një i plagosur!

Sherr me thika te Komuna e Parisit, një i plagosur!

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar në plagosje, tek zona e Komunës së Parisit, Tiranë.

Mësohet se një person ka mbetur i plagosur ndërsa autori është në kërkim. Gjatë konfliktit janë përdorur edhe armë të ftohta (thikë).

Nuk dihen ende motivet e sherrit, ndërsa Dritare.net ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

"Më datë 12.02.2024, rreth orës 11:55, në rrugën "Prokop Mima", shtetasi F. B., 30 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin M. I., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia./M.K-dritare.net