Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin!

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin!

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën një sulm ndaj Iranit këtë të shtunë në atë që e cilësuan si 'sulm parandalues'.

Sirena dhe shpërthime të forta raportohet se janë dëgjuar në Teheran. Sulmi vjen në kohën kur tensionet në Iran janë të larta pas përfshirjes nga protestat kundër regjimit.

Presidenti amerikan Donald Trump vazhdimisht ka kërcënuar se po shqyrton një ndërhyje ushtarake nëse Teherani nuk pranon një marrëveshje për programin bërthamor

Ai deklaroi se objektivi është “mbrojtja e popullit amerikan dhe eliminimi i kërcënimeve të menjëhershme nga regjimi iranian”, duke akuzuar Teheranin për rrezikim të drejtpërdrejtë të forcave dhe aleatëve amerikanë.