
Sezoni veror, edhe komediani i famshëm italian zgjedh Shqipërinë për pushime!
Dritare.net
Numri i turistëve të huaj në vendin tonë ka qenë tepër i lartë, të cilët vijnë për të vizituar bregdetin shqiptar, për të shijuar gatimet tradicionale por dhe për të pushuar lirë.
Së fundmi edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni zgjodhi Jugun e vendit për të pushuar disa ditë, në kuadër të vizitës jozyrtare me ftesë nga homologu i saj, Edi Rama.
Por pas largimit të Melonit, një tjetër personazh i famshëm ka nisur pushimet e tij në Palasë, bëhet fjalë për regjisorin dhe komedianin e njohur Checco Zalone
Lajmi është konfirmuar, pasi Marcela Lati ka ndarë foton krah tij ku të shumtë kanë qenë personazhet që janë surprizuar teksa kanë parë Zalonen në brigjet e Palasës.
View this post on Instagram
Luca Pasquale Medici, i njohur ndryshe me pseudonimin Checco Zalone është i famshëm kryesisht për rolet në filmat komedi, përmes të cilave ka bërë të qeshin miliona fansa në mbarë botën. Ndër komeditë më të njohura të tij janë “Cado dalle nubi” (Bie nga retë), apo “Che bella giornata” (Sa ditë e bukur)./M.K-dritare.net

















