Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje për dy fëmijët që humbën jetën në aksidentin në Durrës
Dritare.net

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me një minutë heshtje në nderim të dy fëmijëve të mitur, Enea Muçaj, 12 vjeç, dhe Klersi Nikolli, 10 vjeç, të cilët humbën jetën tragjikisht një ditë më parë në një aksident rrugor në Durrës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr. 15 të qytetit, ku dy fëmijët u përplasën nga një automjet i drejtuar nga shtetasi Nikoll Radaçi, duke shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik dhe reagime të forta institucionale.
Pas homazhit në nisje të seancës, Kuvendi vijoi punimet me rendin e ditës, i cili është fokusuar në diskutimet mbi çështjet dhe problematikat e ngritura nga qytetarët gjatë Javës së Gjelbër, një iniciativë që synon përafrimin e shqetësimeve të zgjedhësve me punën parlamentare.
Ngjarja tragjike ka rikthyer në vëmendje debatin mbi sigurinë rrugore dhe mbrojtjen e këmbësorëve, veçanërisht fëmijëve, në zonat urbane./K.C/dritare.net