Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Seanca ndaj Ilir Metës shtyhet sërish. Kryemadhi: E dhimbshme dhe qesharake

Seanca ndaj Ilir Metës shtyhet sërish. Kryemadhi: E dhimbshme dhe

Seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është shtyrë sërish, për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të Kryemadhit.

Gjatë prononcimit për mediat, Monika Kryemadhi e cilësoi shtyrjen si “të qesharake dhe të dhimbshme”, duke theksuar se hetimet ndaj saj, Metës dhe familjarëve të tjerë ende nuk janë mbyllur, pavarësisht se, sipas saj, dosja hetimore duhej të kishte përfunduar që më 27 korrik.

Ajo shtoi se Prokuroria vijon të thërrasë dëshmitarë dhe të kërkojë letërporosi, çka tregon, sipas saj, se procesi hetimor ndaj tyre nuk ka përfunduar dhe ata vazhdojnë të jenë në hetim paraprak.

Ndërkohë, kujtojmë se më 29 gusht 2025, SPAK njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dërgoi për gjykim dosjen “Meta–Kryemadhi” në Gjykatën e Posaçme.

Në këtë dosje, të pandehur janë Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Pirro Xhixho, Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku, të akuzuar për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, pastrim të produkteve të veprës penale dhe fshehje pasurie, vepra të parashikuara nga nenet 260, 25, 287/2 dhe 257/a/2 të Kodit Penal.

Në përfundim, procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit mbetet i pezulluar, në pritje të zhvillimit të seancës së radhës, ndërkohë që SPAK ka dorëzuar prova të reja që pritet të peshojnë në vijim të gjykimit./L.F-dritare.net