Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Samiti që do bëjë bashkë liderët e Ballkanit në Tiranë. Rama do të presë dhe Komisioneren Marta Kos

Samiti që do bëjë bashkë liderët e Ballkanit në

Më 21 nëntor, Tirana do të mirëpresë Growth Plan “Our pathway to EU”. Në këtë samit liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian. Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe është planifikuar të nisë në orën 09:30.

Ja programi!

Ora: 09:30 – 12:00

Vendi: Pallati i Brigadave

09:30 - Mirëseardhja/ Doorstep Statements

10:00 – Nisja e punimeve të Samitit Groëth Plan

Fjalët Hapëse

• Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

• Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta KOS

11:30 - Foto Familjare

11:35 – Konferencë për shtyp, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos./K.C/dritare.net