Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Sa paguhet një punonjës në Llogara!

Sa paguhet një punonjës në Llogara!

Hapja e tunelit ka ngjallur frikën te bizneset se mos Qafa e Llogarasë e mbushur me restorante do të kthehet si Qafa e Krrabës pa njerëz. Këtë frikë ka edhe sipërmarrësi i Kështjellës, një perlë e Llogarasë që vit për vit pret e përcjell mijëra turistë.

Sa paguhet një punonjës në Llogara!

Në një bisedë me gazetaren Rudina Xhunga zoti Reshat Dervishi thotë se paralel me tunelin, duhej bërë edhe rruga e Llogarasë që të mos humbasë Llogaraja. Zoti Dervshi shprehet se Llogaraja ka kosto të larta, sepse edhe pagat janë të larta, pasi me pak lekë nuk shkon njeri të punojë.


“Llogaraja është e mrekullueshme, fat që jemi ne këtu. Unë jam marrë me tregti fillimisht dhe më pas i kam hyrë turizmit. Llogaraja ka kosto të tmerrshme, një rrugë të shkon 50 mijë lekë naftë. Rroga e punëtorit nuk është më si më parë, një punëtor i pakualifikuar merr 800 mijë lekë të vjetër, ndërsa një i kualifikuar 1 milionë lekë. Se nuk të vjen njeri me më pak.”, thotë zoti Dervishi./K.C/dritare.net