Na ndiqni edhe në

Editorial

Rudina Xhunga: Media me gjuhë krimi!

Rudina Xhunga: Media me gjuhë krimi!

Në Komentin e Ditës në Dritare TV, gazetarja Rudina Xhunga foli për gjuhën në media. Teksa ndau një panoramë të shkurtër të lajmeve kryesore të ditës në disa gazeta zonja Xhunga theksoi faktin se mbizotëruese, janë temat për krimin. Më tej gazetarja Xhunga shprehu nevojën se sa e rëndësishme është që sot në media, të flitet për njerëzit e thjeshtë, profesionistët, që ndonëse nuk zënë vend në faqet e para të gazetave, janë heronjtë e vërtetë që ka vendi ynë.

“Ne gazetarët ankohemi për klimën në rrjetet sociale, që është një klimë e mbarsur dhe e krijuar për shkak të medias. Po ti hedhës një sy gazetave shikon që ka shumë histori krimi dhe kriminelësh që trajtohen si heronj. Kjo ndodh edhe në televizione për shkak të klikueshmërisë që kanë temat e krimit. Por të gjithë paraqiten si heronj. Heroizmi më i madh në këtë vend është të bësh krime, të vrasësh për një fjalë goje. Askush që punon në mënyrë të ndershme, është profesionist, mjek në urgjencë, mësues në një shkollë problematike në Tiranë, apo policët që duhet të përballen me krimin por edhe frikën se po qëlluan mbi krimin, edhe krimi do të qëllojë mbi ta, nuk është hero. Këto për median janë njerëz të zakonshëm.

Heronjtë për median janë ata që guxojnë, ata që thonë unë nuk jam gjithë jetën dele, por një ditë luan. Ata që na prishin shijen e jetës.

Dhuna mediatike që shfaqet përmes lajmeve çdo ditë, të bën të mendosh që ti jeton në një vend dhunuesish, përdhunuesish, pedofilësh, psikopatësh, kriminelësh dhe po dole nga shtëpia, je në çdo situatë i rrezikuar.

Por diçka duhet të ndryshojë. Sot gazetarët e mirë duhet të flasin kundër banalitetit, kundër dhunës, krimit, korrupsionit. Duhet të flasim sepse do ta paguajmë jemi ne ata që do t’i parët pasojat”, u shpreh gazetarja Xhunga në Dritare TV./L.F-dritare.net