Rritet nafta, luhaten çmimet e shportës! Ja shifrat!
Dritare.net

Që prej nisjes së luftës në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës në vendin tonë ka pësuar një rritje prej 24%. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahiamj në një konferencë për mediat tha se çmimi i naftës është në monitorim të vazhdueshëm dhe se çmimet tavan do të caktohen nga Bordi, i cili një ditë më parë vendos që nafat nuk mund të tregtohet me shumë se 203 lekë/litri.
Ministrja e pranoi se ka pasur edhe rritje të çmimeve të produketeve ushqimore, duke thënë se po kryejnë monitorim ditor dhe se nuk do të lejojnë abuzimet.
“Kemi parë që nga fundi i muajit shkurt një situatë që ishte stabël, çmimi mestar ishte 173. Kemi pasur luhatje në mars ku çmimi mesatarisht ka qenë 200 lekë dhe ka arritur 215 lekë maksimumi. Ne kemi pasur një rritje të çmimit të naftës prej 24%. Sa i takon bursës dhe çmimeve të bursës, që nga shkurti është rritur me 99.7%. është evidente që rritja e çmimit të bursave ndonëse ka ndikuar në çmimin ditor s’ka një pasqyrim direkt me të njëjtën vlerë dhe përmasë në çmimet vendase. Dje mblodhëm Bordin, dhe anëtarë të tjerë të bordit, me qëllim diskutimin për çmimet dhe vendosjen të çmimeve maksimale të tregtimit, mekanizëm që përdoret është një formulë e bazuar në aktin e marrë në vitin 2022 kur kishim një situatë të ngjashme, bazohet në çmimet ditore të bursës dhe i shtohet një marzh 3 lekë për shumicën dhe 12 lekë për pakicën.
Marzhet janë minimale, nuk janë marzhe fitimi, por të përballimit të shpenzimeve kryesore që kompanitë kanë. Qëllimi kryesor është që në një situatë ku çmimet po rriten në mënyrë të vazhdueshme të jemi transparentë dhe të mos lejojmë asnjë abuzim për konsumatorët. Jemi duke e bërë edhe për çmimet e shportës së ushqimeve, që kanë pasur luhatje, kemi nisur monitorim ditor në bashkëpunim me INSTAT, por do të nisim një mbikëqyrje nëpërmjet Inspektoratit Shtetëror te Mbikëqyrjes së tregut që ka si funksion të mbrojë konsumatorin. Qëllimi ynë është të kujdesemi që efektet e luftës të kenë sa më pak ndikim në konsumatorët shqiptare dhe që tregu është duke funksionuar normalisht, dhe jo duke abuzuar”, tha Ibrahimaj.