Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

A do të rritet çmimi i dritave? Ja si përgjigjet ministrja!

A do të rritet çmimi i dritave? Ja si përgjigjet ministrja!

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, deklaroi se qeveria nuk do të rrisë çmimin e energjisë elektrike, edhe nëse situata kërkon ndërhyrje për të mbështetur shtresat në nevojë.

Ajo theksoi se energjia dhe shporta bazë e ushqimeve janë më të ndjeshmet për këto kategori, ndaj do të vijojë monitorimi dhe, nëse është e nevojshme, do të ndërmerren masa mbështetëse pa prekur tarifën e energjisë.

“Sa i përket rikthimit të çmimeve në nivelet e parakrizës, ne kemi ngritur Bordin e Transparencës në të cilin përcaktojmë çmimet (disa) ditore në varësi të luhatjeve të bursës. Do ta mbajmë Bordin të ngritur derisa çmimet të stabilizohen në nivelet e parakrizës. Kjo është një garanci që ndryshe nga ç’ndodh në përgjithësi në momentet kur rriten çmimet, do të kujdesemi që çmimet e karburanteve të rikthehen, sigurisht nëse bursat do të rikthehen në nivelet e parakrizës sepse ne jemi vend importues i karburanteve.

Sa u përket ndërhyrjeve në suportin e shtresave në nevojë, karburantet në shportën e konsumit kanë një peshë prej 2% dhe bëhet fjalë për familje mesatare shqiptare, dhe jo për ato në shtresat në nevojë apo pensione. Kemi gjykuar që për pensionistët dhe shtresat në nevojë çmimi më i ndjeshëm është energjia elektrike dhe shporta bazë e ushqimeve. Nëse do të ketë nevojë për ndërhyrje, siç kemi bërë më parë, nuk ndryshuam çmimin e energjisë dhe ndërhymë në disa paketa mbështetëse për kategoritë në nevojë. Jemi duke monitoruar çmimet, fatmirësisht nuk ka pasur ende një ndikim domethënës në këto tregje, por do të vijojmë t’i ndjekim”, tha Ibrahimaj.