Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rriten tensionet në SHBA/ Trump dërgon trupa në Los Anxhelos, përplaset me guvernatorin!

Rriten tensionet në SHBA/ Trump dërgon trupa në Los Anxhelos,

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dërguar edhe 2,000 trupa të Gardës Kombëtare dhe ka aktivizuar 700 marinsa në zonën e Los Anxhelosit, ndërsa protestat në qytet vazhdojnë për ditën e katërt radhazi.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka deklaruar se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër këtyre dislokimeve, duke e quajtur Trump-in " të çmendur" dhe "diktatorial". Ai ka kundërshtuar përdorimin e trupave ushtarake pa miratimin e tij dhe tashmë po kërcënon ta çojë sërish administratën Trump në gjykatë për vendosjen e marinsave.

Protestat nisën të premten në qendër të Los Anxhelosit, pasi doli në dritë se agjentët e ICE (Imigracionit dhe Zbatimit të Doganave) po kryenin bastisje në të gjithë qytetin. Policia ndërhyri të hënën dhe përdori plumba gome, granata dhe armë të tjera jo-vdekjeprurëse për të shpërndarë turmat.

Ndërkohë, protesta kundër bastisjeve dhe deportimeve masive po ndodhin edhe në qytete të tjera të SHBA-së, si Tampa (Florida), Boston (Massachusetts) dhe Houston (Teksas).

Situata mbetet e tensionuar në Kaliforni. /L.F-dritare.net