
Rozana dhe babai në dasmën e saj. Një ëndërr e pajetuar!
Dritare.net
Rozana Radi ka hapur kutinë misterioze që mori në nisje të spektaklit.
Në të ndodhej një penë dhe një kallamar, që lidhen me historinë e saj të motrës kur ishin të vogla.
Pas hapjes së kutisë Rozana është nisur drejt vendit ku e pret surpriza… në amfiteatrin e Tiranës, aty ku atë e lidhin aq shumë emocione.
Nga njëra anë është përkujtimorja e xhaxhait të saj, të madhit Françesk Radi, e nga ana tjetër skena që ajo aq shumë e do dhe aq shumë i ka dhënë.
Por ndërsa Rozi i ka dhënë emocione asaj skene, sot ishte radha që motra e saj t’i krijonte surprizën që nuk e kishte imgjinuar.
Përmes inteligjencës artificiale, ajo kishte përgatitur një klip ku shfaqej Rozana dhe babai i ndjerë në dasmën e saj, ndërsa në sfond zëri i tij….
E pamundur t’i mbante lotët! Pas këtij momente, Andeta ka shkuar pranë saj duke e përqafuar, mes lotësh e malli.

















