Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rikthehet komedia e famshme “Boeing Boeing”

Rikthehet komedia e famshme “Boeing Boeing”

Komedia “Boeing Boeing” prodhim i Teatrit Shëtitës Çajupi do të nisë shfaqjet në Tiranë. Nis nga Teatri Veror i Universitetit të Arteve më 8-9 shtator ora 20:00.

Aventurat dashurore të beqarit francez Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe vijnë në komedinë me autor Marc Camoletti, përkthyer me mjeshtëri nga Nasi Lera. Regjisori Kiço Londo ka zgjedhur kastin e aktorëve Amos Muji Zaharia, Rudina Dembacaj, Gentian Zenelaj, Alesia Xhemalaj, Andia Xhunga dhe Linda Jarani./K.C/dritare.net