
Rezultati për Qarkun Tiranë, PS kryeson me mbi 32 mijë vota më shumë se PD-ASHM!
Dritare.net
Në qarkun e Tiranës janë numëruar 766 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 122,261 vota ose 47.9%.
I dyti në radhë është Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka siguruar ka siguruar 89,799 vota, që përbëjnë 35.2%.
Ndërsa forcë e tretë renditet Partia Mundësia, e cila ka grumbulluar deri më tani 12,650 vota, që përfaqësojnë 5 % të totalit të votave.
Rezultatet sipas partive pjesemarrese ne zgjedhje
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka marrë 122,261 vota – 47.9%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka marrë 89,799 vota – 35.2%
Partia Mundësia ka marrë 12,650 vota – 5.0%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) ka marrë 7,863 vota – 3.1%
Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë 8,612 vota – 3.4%
Lëvizja Bashkë ka marrë 6,911 vota – 2.7%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) ka marrë 4,550 vota – 1.8%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) ka marrë 1,220 vota – 0.5%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) ka marrë 611 vota – 0.2%
Lëvizja Atdheu (LA) ka marrë 457 vota – 0.2%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) ka marrë 288 vota – 0.1%/E.P-dritare.net

















