Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama thirrje demokratëve: Ikni nga këneta për shëndetin tuaj mendor, kush rri aty lajthit!

Rama thirrje demokratëve: Ikni nga këneta për shëndetin tuaj

Kryeministri Edi Rama as mëngjesin e sotëm në rubrikën ‘Sy më sy’ nuk ka ndalur thirrjet dhe ironitë në raport me Partinë Demokratike. Kreu i qeverisë i ka bërë thirrje demokratëve për tu larguar nga këneta, sipas Ramës për të mirën e ‘shëndetit mendor’.

"Mos dëgjoni bufin e kënetës. Largohuni nga këneta, ikni nga këneta, braktisni kënetën. Këtë di tju them unë. Nuk po ju them ikni nga këneta dhe hajdeni në PS. Nuk po ja u kërkon njëri këtë gjë, por ikni nga këneta për shëndetin tuaj mendor dhe për shëndetin e arsyes tuaj. Kush rri në kënet rrjedh lajthit. Letohet kur thotë populli i Tiranës." -tha Rama/E.P-dritare.net