Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama publikon pamje nga kompleksi sportiv Adriatic Tennis Park në Shkodër!

Rama publikon pamje nga kompleksi sportiv Adriatic Tennis Park në

Kryeministri Rama ka publikuar ditën e sotme pamje nga kompleksi sportiv “Adriatic Tennis Park” në Shkodër. Në këtë kompleks u zhvillua për herë të parë kompeticioni ndërkombëtar “Shkodra Open U-16 Tennis Europe”, me 65 sportistë nga 12 vende të ndryshme të botës.

"Mirëmëngjes,
dhe me kompleksin sportiv “Adriatic Tennis Park” në Shkodër, një prej qendrave më të mëdha të tenisit në rajon, ku u zhvillua për herë të parë kompeticioni ndërkombëtar “Shkodra Open U-16 Tennis Europe”, me 65 sportistë nga 12 vende të ndryshme të botës, i pari kampionat i këtyre përmasave për Shqipërinë, për të cilin organizatorët meritojnë një falenderim të posaçëm, ju uroj një ditë të mbarë.",shkruan Rama./M.T/dritare.net