Rama: Pezullimi i Ballukut, ndërhyrje brutale dhe gjymtuese e gjykatës në pushtetin legjislativ!
Dritare.net

Një ndërhyrje brutale dhe gjymtuese e cilëson kryeministri Edi Rama vendimin e GJKKO për pezullimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
“Çfarë është përveçse ndërhyrje brutale, pezullimi i ministrit nga një prokuror dhe gjykatës, me vendim të një seance paraprake pa gjyq, i pandodhur në historinë e botës. Çfarë është përveçse ndërhyrje gjymtuese në territorin e psuhtetit legjislativ, përpjekja e një shoqate përfaqësuesish të gjyqësorit për të rritur pagat e veta me gjyq. Që kur në historinë e republikave me tre pushtete, pushteti gjyqësor llogarit pagat dhe përcakton politikat e pagave apo taksave të një vendi. Por, shpresa është që kjo faze të jetë kalimtare dhe kurusitjet e përsëritura, nuk do kemi një shtet funksional, një administratë publike, pa pasur frikë të marrë vendime, deri në blerjen e letrës higjenike. Ky është fakt, e zgjodha enkas pasi është më tragjikomiku. E përsëris, këto janë leksione që vendet e tjera i kanë nxjerrë me bonesa të caktuara, Shqipëria nuk ka luksin për t’u vinuar për t’i nxjerrë këto mësime", theksoi ai.