Na ndiqni edhe në

Emisionet

Shembja e aksit Librazhd Përrenjas! Inxhinieri: Ja kush është fajtori!

Shembja e aksit Librazhd Përrenjas! Inxhinieri: Ja kush është

I ftuar në emisionin Dekalog në DritareTV, i drejtuar nga Roland Qafoku, inxhinieri Xhevahir Ngjeqari komentoi shembjen e aksit Librazhd–Përrenjas dhe problematikat e shumta të infrastrukturës rrugore në vend, duke ngritur shqetësimin për mangësi në projektim, zbatim dhe mirëmbajtje.

I pyetur drejtpërdrejt se kush mban përgjegjësi për shembjen e aksit, Ngjeqari u shpreh se përgjegjësia është e ndarë:

“Një pjesë e ka natyra, një pjesë e kanë projekti dhe firma ndërtuese.”
Sipas tij, nëse për zona të rrezikuara nuk hartohen projekte të posaçme dhe nuk kryhet kontroll teknik i thelluar, atëherë faji nis nga vetë projekti. Ai theksoi se më herët projektet kalonin në tri faza kontrolli teknik, ndërsa sot, sipas tij, ky proces është formal dhe nuk verifikon realisht zonat problematike që më pas sjellin kosto shtesë dhe rreziqe.

Në përfundim, inxhinieri theksoi se rrugët janë struktura në natyrë të hapur dhe amortizohen, por problemi kryesor qëndron te faktori njerëzor:

“Njeriu është baza. Kur nuk funksionon kontrolli, ndodhin këto pasoja.”
Ai kërkoi më shumë përgjegjësi teknike, rikthim të kontrollit të thelluar të projekteve dhe një sistem të rregullt mirëmbajtjeje për të shmangur përsëritjen e situatave si ajo në aksin Librazhd–Prrenjas./K.C/dritare.net