
Rama: Përmeti ishte si xhep i harruar, sot ka 150 mijë turistë!
Dritare.net
Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon një takim me operatorë dhe biznese të turizmit nga Përmeti dhe Gjirokastra.
Rama tha se dikur Gjirokastra dhe Përmeti ishin në harresë, ndërsa tani janë kthyer në pika turistike, me gjithnjë e më shumë turistë.
“Gjirokastra ishte e dini më mirë sesa unë, një vend ku mundësitë për të qëndruar ishin sa gishtat e njërës dorë dhe mbaheshin ato pak dyer hapur me sakrificat e njerëzve që kishin, se sa njerëz që mund të vinin, ndalonin e rrinin. Sa turistë kishte. Pa llogaritur se ishte xhep fallco, i harruar e braktisur. Sot të thuash 150 mijë turistë në Përmet të duket normale dhe thua se si do t’i shtojmë. Ndërkohë që në Gjirokastër në 2024 kanë vajtur 600 mijë turistë", u shpreh Rama./L,F-dritare.net

















