Rama për opozitën: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama kritikoi opozitën gjatë Asamblesë së PS-së në Lushnjë, duke theksuar përpjekjet e saj për të penguar dhe ndikuar negativisht në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Nuk ka ndodhur që partitë të nisen pas berihajit dhe të shkojnë në kryeqytetet e Europës dhe të bëjnë copash vendin e tyre. Këtë me keqardhje e them që e bëjnë veç ata, që nuk mund të them që i kemi përballë, se i kemi mbrapa, gjithmonë e më mbrapa. Nuk ndodhin këto gjëra, nuk dalin njerëzit nga vetja të sakatojnë vendin e tyre në gjuhë të huaj.
I gënjen mendja se mund të na mundin neve këtu duke dalë në televizor jashtë shtetit, i gënjen mendja se mund të na mundin neve këtu duke lehur në Bruksel. I gënjen mendja se do të na ulin neve dhe do të lartësojnë veten, sa më shumë ta bëjnë këtë aq më shumë do të zhyten”, tha Rama./K.C/dritare.net