Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama për kaosin në Kuvend: Dialogu bëhet në tryezë, as me krahë e as me këmbë

Rama për kaosin në Kuvend: Dialogu bëhet në tryezë, as

Kryeministri Edi Rama nga konferenca me ambasadorin e delegacionit të BE-së, komentoi tensionet e opozitës në Kuvend. Rama tha se qeveria ka qenë dhe është gjithnjë e hapur për dialog, por dialogu bëhet në tryezë dhe jo më krah, këmbë apo muskuj.

“Unë mund të flas edhe për eksperiencën në krye të opozitës. Problemi ynë ka qenë që qeveria nuk pranonte të fliste me ne. Kemi bërë propozime për të kërkuar të bashkëpunojmë, s’kemi marrë përgjigje. Sot, e që nga dita e parë, deri ditën kur do jem në këtë detyrë, s’do jetë problem shumica për t’u ulur në tryezë dhe diskutuar. Diskutimet bëhen përmes gjuhës dhe jo krahëve, këmbëve, gjokseve dhe muskujve. Kjo është shumë e thjeshtë”, tha Rama./K.C/dritare.net