Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama-operatorëve turistikë: Kujdes me çmimet, mund t’ju kthehen boomerang!

Rama-operatorëve turistikë: Kujdes me çmimet, mund t’ju

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me operatorët turistikë në Vlorë, ku diskutoi mbi zhvillimin e sektorit, sfidat e sezonit turistik dhe nevojën për rritjen e cilësisë së shërbimeve. Gjatë bashkëbisedimit, Rama vlerësoi punën e bërë nga sipërmarrësit e turizmit, ndërsa theksoi se çmimet duhet të jenë në përputhje me shërbimin e ofruar, në mënyrë që turistët të rikthehen dhe investimet të jenë të qëndrueshme në afatgjatë.

“Shqipëria do të ketë mundësi të tërheqë turistë më shumë edhe jashtë sezonit, nëse do të jetë e përgatitur për këtë. E shohim edhe në aspektin e interesimit të investimeve, që ka pasur një rritje, dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë.

Jemi për të folur dhe për ato që nuk janë zhvilluar pozitivisht sepse njerëzit vijnë me një arsye, dhe nëse gjejnë arsye që nuk i kënaqin, jo vetëm që nuk kthehen më por kthehet në boomerang. Jemi të qartë që çmimet nuk i vendos qeveria, por çmimet duhet t’i vendosë vizioni strategjik i juaji për fatin e investimeve tuaja. Qëllimi jonë është të parandalojmë atë që u ka ndodhur të tjerëve. Si rezultat i fluksit kanë pasur mendjen e ngushtë duke menduar se njerëzit do t’i kenë aty, dhe kanë nisur të investojnë më shumë por duke dashur të përfitojnë shumë, në atë moment dhe u kanë mbetur në derë investimet se nuk u kanë ardhur më shumë njerëz.

Nëse çmimet janë më lartë se ajo që ofroni, i keni bërë gropën vetes, po flas për gropën në investime, duhet strategji afatmesme sesi do merrni fitim të arsyeshëm dhe jo atë që mund të merrni në moment. Ju e dini vetë, por unë po u flas me disa të vërteta si dikush që e dua këtë qytet”, tha Rama./K.C/dritare.net