Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Bovilla, turizëm dhe ujë

Rama: Bovilla, turizëm dhe ujë

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm e ka nisur me një video nga Liqeni i Bovillës.

Rama shkruan se Bovilla nuk është vetëm një destinacion turistik, por edhe furnizues me ujë për Tiranën.

"MIRËMËNGJES nga Bovilla e bukur por aspak thjesht turistike. Liqeni i Bovillës falë investimeve tona ka rritur sasinë e furnizimit dhe kapacitetet e filtrimit të ujit në Tiranë", shkruan Rama.

Kujtojmë se një muaj më parë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njoftoi se kapacitetet e furnizimit me ujë, janë dyfishuar./E.B-dritare.net