Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Nuk do të lë gur pa lëvizur për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve të mbetur jashtë!

Rama: Nuk do të  lë gur pa lëvizur për t’u ardhur

Kryeministri Edi Rama, përmes një deklarate live në Facebook, ka thënë se do të bëjë gjithçka që shqiptarët e mbetur jashtë kufijve, të kthehen në atdhe.

“Grupi më i madh është në Itali 650, në Britani 114, në Greqi 45, Austri, Francë e në disa vende të tjera. Ju nuk keni nevojë për shpjegime të kësaj situate të jashtëzakonshme sepse dihet nga i madh dhe i vogël. Ashtu sikurse e dimë fjala durim nuk është fjalë e mirëpritur por durimi është një armë që duhet ta mbushim përditë me energjinë e rezistencës në këtë luftë botërore. Dua t’ju siguroj se unë dhe ne po bëhemi copash, 14 copash ditë e natë që të mos lëmë asnjë vetëm. Që nga familjet e individët që nuk kanë ndihmë ushqimore dhe deri tek ata që nuk kthehen dot në shtëpi. Shumë prej tyre kërkojnë të vijnë vetëm një orë e më parë në shtëpi dhe kanë shprehur gatishmërinë të paguajnë udhëtimin. I falënderoj shoh të tjerë që rrinë për brenda dhe ankohen për pop që po vdes për bukë, me kërkesa absurde për të mos paguar drita. Këto janë të turpshme në një kohë kaq të vështirë kur duhet durim, mirëkuptim, unitet kombëtar. Ne nuk kemi një kopsht magjik, nuk jemi dhe asnjë shtëpi e pasur në një lagje të varfër siç është Ballkani edhe pse shoh se më të pasurit nuk po bëhet ndonjë mrekulli e veçantë. Nuk do lë gur pa luajtur pa iu ardhur në ndihmë të gjithëve. Dreqi e mori, futen në kokë se jemi në luftë dhe secili duhet të shtrëngohet. Qeveria mbahet me detyrime. Psh. ne falëm kamatëvonesat, i falëm se jemi në luftë përndryshe kurrën e kurrës nuk do i falja. por kjo e dobëson OSHEE nuk e forcon. por nëse këtë goditje mund ta mbajë, mospagesa e rrëzon përtokë sistemin tonë energjik. Do na ë bënte të pamundur jo fitoren por edhe mbarimin e kësaj lufte duke rënë në një gropë të zezë”, deklaroi Rama.

/E.B-dritare.net/

Rama: Nuk do të  lë gur pa lëvizur për t’u ardhur