Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Nga Vlora s’më ndan asgjë. Në mandatin e tretë, gjithë energjia tek infrastruktura

Rama: Nga Vlora s’më ndan asgjë. Në mandatin e tretë,

Pas përfundimit të takimeve në Vlorë, kryeministri Edi Rama në një prononcim për gazetarët është pyetur nëse do të kandidojë për deputet në këtë qytet. Rama tha se, kandidon ose jo, nga Vlora nuk e ndan asgjë. Kryeministri ka folur edhe për një mandat të tretë për Vlorën, të cilin do t’ia kushtojnë tërësisht ndryshimeve në infrastrukturë të qytetit.

“Kandidoj apo jo si deputet në Vlorë, mua nga Vlora nuk më ndan dot asgjë. Nuk ka asnjë diskutim që siç kemi bërë për Vlorën më shumë sesa një mandat më parë, apo siç kemi bërë në këto dy mandate sesa 100 vjet bashkë, në mandatin e tretë do të bëjmë më shumë sesa këto dy mandate të mbledhura së bashku. Eksperienca më ka mësuar që ndryshimi ka një impakt të madh energjizues si fillim, pastaj rriten pritshmëritë, krijohen edhe pakënaqësitë. Është një debat që e kam pasur më parë në Tiranë si kryetar bashkie, sot thonë: “bukur shumë” për çfarë është bërë, por këtu tek unë nuk është bërë akoma ajo që prisja. Pritshmëria është rritur, se më parë nuk ekzistonte fare. Ishin mësuar njerëzit me një nivel të caktuar, sikundër në çdo aspekt tjetër. Në mandatin e tretë për Vlorën do ta çojmë të gjithë energjinë tek infrastruktura qendrore e qytetit, brenda lagjeve, brenda periferive. Po ashtu edhe në rajone, ish-komuna, ku janë bërë gjëra, por që ka edhe shumë për të bërë. Mendoj se është një objektiv realist që në fund të dekadës së ardhshme, Vlora të ketë miliona turistë, jo kaq sa ka, që janë shumë më tepër sesa më parë.”, tha Rama./K.C/dritare.net