
Rama në Vlorë, pyetet për Berishën. Si përgjigjet kryeministri!
E Enjte 26 Tetor 2023, 12:12
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë të enjte punimet në Lungomare 3 në qytetin e Vlorës. I pyetur nga gazetarët për një koment në lidhje me vendimet e fundit të SPAK, kryeministri Rama nuk pranoi të japë koment.
“Nuk ka shtëpi pa probleme, e rëndësishme është që fuqizohemi dhe t’i zgjidhim”, tha Rama për gazetarët.
Kreu i qeverisë është shprehur edhe më herët se nuk do të komentojë vendimet e drejtësisë, qoftë kur ajo godet majtas, apo djathtas./L.F-dritare.net

















