
Rama: Hipoteka e Vlorës turpi i PS, duhet reflektim! Largoni njerëzit e këqinj!
Dritare.net
Kryeministri Rama ka vijuar turin e falënderimeve në qytetin e Vlorës ku ndër të tjera është ndalur në çështjen e Hipotekës së këtij qyteti.
“Nuk kemi marrë votën e vlonjatëve për hipotekën e Vlorës. Hipoteka e Vlorës është turpi i PS-së së Vlorës dhe PS së Shqipërisë. Mora një shembull, mund të marr dhe të tjerë, nga qeveria qendrore po të doni për njerëz që na kanë turpëruar. Këto shembuj na vlejnë jo për të thënë që nuk kemi punë por ato gjëra që janë bërë keq të mos bëhen më keq dhe njerëzit e këqinj të mos kenë vend në asnjë vend ku PS përfaqësohet pavarësisht se kë kanë krushk, gjak apo miqësi. Është e rëndësishme në partinë e Vlorës të bëhet një reflektim për këtë, jo instrument i përfitimeve të një grushti njerëzish apo rruga, disa të bëjnë parakalime me kokën lart. Njerëzit e mirë e të përkushtuar duhet ta gjejnë vendin në këtë parti”, u shpreh Rama./A.ZH-dritare.net

















