Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama në Selanik: Ali Pashë Tepelena vuri dinjitet dhe rend në këto toka!

Rama në Selanik: Ali Pashë Tepelena vuri dinjitet dhe rend në

Kryeministri Edi Rama gjatë turit me emigrantët në Selanik tha se ky qytet grek mund të quhet si qyteti i mundësive për shqiptarët. Ndër të tjera ai përmendi edhe Ali Pashe Tepelenën. Ai tha se Ali Pasha vuri dinjitet dhe rend në Selanik.

“Selaniku e ka përqafuar gjithnjë atë Shqipëri të vogël, një bashkësi e vogël nga të katër anët e vendit tonë. Këtu në Selanik filloi të përkundet një pjesë e çmuar e kulturës sonë.

Çajupi këtu bënte durim, pa djegur karrige, me artin e satirës, tregonte çka i dukej e mbrapshtë. Ai hynte dhe dilte lirshëm me mirësjellje në klubin e Selanikut. Fatkeqësia e shekullit 20, është treguar harraqe ndaj shqiptarëve.

Ata pronarë të mëdhenj tokash, sado që kjo është histori, por nuk duhet harruar, ajo frymë bashkëjetese dhe shpirti sipërmarrës, që shqiptarët patën në Selanik. Kush kujtohet sa herë sa duhet, për Ali Pashë Tepelenën, që vuri dinjitet dhe rend në këto anë.

Ishte Aliu nga Tepelena që sanksionoi që çdo keqbërës mysliman që tenonte të prekte një murg ortodoks, varej në vend. Për ne shqiptarët, Selaniku mund të quhej qyteti i mundësive. Selaniku është qyteti i jetëve të shumë brezave dhe njerëzve me prejardhje të ndryshme, ku shqiptarët kanë pasur vendin dhe rolin e tyre të pamohueshëm për shekuj me radhë, herë si ushtarët, herë si tregtar, herë si punëtorë e herë si problematikë, si njerëz me mendje të ndritur. Kanë vendosur gurët e një modeli bashkëjetese dhe bashkëveprimi, ku të vetmit kufij për të kapërcyer ishin kufijtë e imagjinatës.", tha Rama./K.C/dritare.net