
Partia Socialiste ka nisur punën për zgjedhjet vendore 2027. Në mbledhjen e Asamblesë, janë njoftuar edhe ndryshime në drejtuesit e qarqeve. Emirjana Sako ikën nga Durrësi, Benet Beci ikën nga Shkodra, ndërsa Eduard Shalsi ikën nga Kukësi dhe nuk do të jetë më drejtues qarku por do të angazhohet vetëm në njësinë numër 11 në Tiranë.
Rama i ka besuar dy qarqe të rëndësishme dy figurave të reja në PS, Enea Karakaçi në Shkdoër dhe Ermal Nufi në Lezhë. Nga Lezha ikën Ulsi Manja dhe rikthehet në Dibër.
Në Tiranë Qarku i besohet Taulant Ballës, i cili ka mbajtur drejtuesin për diapsorën.
Qarku Tiranë – Taulant Balla
Tiranë – Ogerta Mansatirliu
Durrës – Blendi Klosi
Lezhë – Ermal Nufi
Shkodër – Enea Karakaçi
Dibër – Ulsi Manja
Kukës – Erjon Malaj
Elbasan – Arbër Mazniku
Berat – Ervin Demo
Fier – Belinda Balluku
Vlore- Bledi Çuçi
Gjirokaster- Mirela Kumbaro