
Një studim i fundit tregon se ushtrimet izometrike, që përfshijnë mbajtjen e një pozicioni statik për disa minuta, mund të ulin presionin e gjakut dhe të forcojnë muskujt, pa pasur nevojë për palestra ose lëvizje të mëdha. Mjafton vetëm 14 minuta për seancë, tre herë në javë, për të parë përfitime të dukshme.
Metaanaliza e vitit 2023 me mbi gati 16,000 pjesëmarrës tregoi se ushtrimet izometrike, si squat në mur, shtrirja e këmbës apo shtrëngimi i dorës, ulën presionin e gjakut më shumë se kardio, stërvitja me pesha apo HIIT. Efekti ishte thuajse i barabartë me disa medikamente për presionin e gjakut, duke e bërë këtë metodë një alternativë të thjeshtë dhe të aksesueshme për të gjithë.
Ekspertët nënvizojnë se kjo lloj stërvitjeje është e sigurt për ata me probleme të kyçeve dhe mund të ndihmojë edhe të moshuarit të forcojnë muskujt për lëvizje më të lehta në jetën e përditshme. Përveç uljes së presionit, ajo përmirëson funksionin e zemrës dhe aftësinë muskulore, duke përfshirë aktivizimin e njësive motorike që rrisin forcën.
Kjo stërvitje mund të integrohet lehtësisht në rutinën ekzistuese dhe ofron një mënyrë të thjeshtë për të përmirësuar shëndetin kardiovaskular pa ushtrime të lodhshme./K.C/dritare.net