Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama ndan fotot nga Abu Dhabi: Mikpritje e paharrueshme! Ja çfarë vendosëm!

Rama ndan fotot nga Abu Dhabi: Mikpritje e paharrueshme! Ja çfarë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga qëndrimi i tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u nderua me medaljen më të lartë të këtij shteti, nga presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan.


Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama, krahas fotove, shkruan se pati një mikpritje të paharrueshme nga presidenti, ku dhe vendosën piketa të reja të bashkëpunimit kuptimplotë që po forcohet dita-ditës.

“Mirëmëngjes dhe me fotoalbumin e një mikpritjeje të paharrueshme në Emiratet e Bashkuara, ku vendosëm piketa të reja të bashkëpunimit kuptimplotë që po forcohet dita-ditës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.