Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vizat turistike amerikane nuk pezullohen! Ja cilat preken nga vendimi i DASH!

Vizat turistike amerikane nuk pezullohen! Ja cilat preken nga vendimi i DASH!

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara ka vendosur të pezullojë përkohësisht përpunimin e aplikimeve për disa kategori vizash për shtetasit e 75 vendeve, në kuadër të një mase që synon të kufizojë hyrjen e emigrantëve që mund të përfundojnë si barrë për sistemin amerikan të ndihmave publike. Pezullimi hyn në fuqi më 21 janar dhe do të zgjasë për një afat të pacaktuar, deri në përfundimin e një rishqyrtimi të plotë nga Departamenti i Shtetit.

Cilat viza pezullohen?

Sipas njoftimit zyrtar, pezullimi prek këto kategori vizash:

Vizat për bashkim familjar
Vizat për punësim
Vizat për birësim
Vizat për emigrantë specialë
Programin e emigrimit përmes diversitetit (Lotaria Amerikane – DV)

Cilat viza nuk preken?

Departamenti i Shtetit sqaron se nuk do të pezullohen:

-Vizat studentore
-Vizat turistike

Vendet e prekura
Në listën e shteteve të përfshira janë edhe disa vende të Ballkanit Perëndimor:

-Shqipëria
-Kosova
-Bosnje dhe Hercegovina
-Mali i Zi
-Maqedonia e Veriut

Serbia është i vetmi vend i rajonit që nuk përfshihet në këtë vendim. Sipas listës së publikuar nga Fox News, vendimi prek edhe shtete të tjera si Afganistani, Algjeria, Armenia, Azerbajxhani, Bangladeshi, Bjellorusia, Brazili, Egjipti, Etiopia, Irani, Iraku, Libani, Libia, Maroku, Pakistani, Rusia, Sudani, Siria, Tunizia, Uruguai, Jemeni, si dhe shumë vende të tjera.

Arsyeja e vendimit

Sipas të dhënave të publikuara, 41.3% e familjeve emigrante shqiptare në SHBA përfitojnë ndihmë sociale, ndërsa për Kosovën kjo shifër arrin në 46%. Vendimi lidhet edhe me një udhëzim të shpërndarë në nëntor 2025 në përfaqësitë diplomatike amerikane, që kërkon zbatimin e rregullave më të rrepta të shqyrtimit të aplikimeve, bazuar në dispozitën e njohur si “barrë publike” në ligjin amerikan të emigracionit./K.C/dritare.net