Rama: KFOR të marrë kontrollin e Veriut, mund të kemi një stok viktimash!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të shtojnë prezencën e trupave në Kosovë dhe KFOR të marrë në kontroll Veriun pas sulmit të së dielës.
Rama tha se konflikti mund të avancojë dhe çdo vonesë mund ta bëjë më të vështirë ndërhyrjen më vonë nga KFOR në Veri, pasi tensionet kanë agravuar në tension të armatosur.
“Gjërat mund të shkojnë larg dhe shpejt, më shumë na sa mendon sepse është vetëm ajo që duket. Ndaj jo vetëm niveli i përfaqësimit të komunitetit euro-atlantik duhet ngritur lart në dialog, përndryshe bashkë me stokun e marrëveshjeve të pazbatuara mund të sjellë edhe një stok viktimash nga një konflikt i armatosur.
Për të parandaluar me çdo mënyrë këtë konflikt, KFOR duhet të marrë në kontroll Veriun e Kosovës. Çdo vonesë mund ta bëjë ndërhyrjen e nesërme të KFOR shumë më të madhe në trupa por edhe vështirësi”, tha Rama./M.K-dritare.net