Rama: Godina e re e DRSHTRR Berat, mjedis bashkohor shërbimi!
Dritare.net

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Berat do të ketë shumë shpejt një ambient të ri për punonjësit e kësaj drejtorie, por edhe qytetarët të cilët paraqiten pranë saj për të marrë shërbimet. Punimet për ndërtimin e godinës së re janë në fazën finale dhe këto ambiente të reja do të vihen në funksion brenda një kohe të shkurtër.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, ndoqën nga afër punimet e realizuara deri më tani për ndërtimin e godinës së re të DRSHTRR Berat.
"Tani godina e re e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor garanton kushte dinjitoze për punonjësit dhe qytetarët të cilët paraqiten pranë saj
Me mjedis bashkohor shërbimi e pritjeje për qytetarët, kjo drejtori kryen afro 90 mijë shërbime në vit.",- shkruan Rama./M.T/dritare.net