
Rama drejt Madridit: Shqipëria do të organizojë Kongresin Botëror të Ligjit në 2027
Dritare.net
Shqipëria do të organizojë Kongresin Botëror të Ligjit në vitin 2027. Lajmin e bëri me dije kryeministri Rama i cili tha se kjo është një mundësi e shkëlqyer për t’i paraqitur botës përparimet e mëdha në demokraci.
“Procesi i përzgjedhjes ka qenë i ngushtë dhe konkurrues. Shqipëria ka marrë pjesë me kandidatë të fortë dhe historikisht demokratik nga kontinentet e ndryshme. Kështu shkruhet në letrën e presidentit të shoqatës botërore të turistëve. Duke zgjedhur Shqipërinë si vendin pritës të Kongresit Botëror të Ligjit 2027, komuniteti ndërkombëtar i ligjit dëshiron të njohë demokracinë e saj të re dhe institucionet e themeluara mbi sundimin ligjit si garanci për dinjitetin njerëzor, vijon ai.
Kongresi do jetë mundësi e shkëlqyer e vendit tuaj për t’i paraqitur botës përparimet e mëdha drejt një demokracie të fortë dhe respektin ndaj sundimit të ligjit.
Për pak ne nisemi në Madrid për njoftimin publik për përzgjedhjen e kandidaturës së Shqipërisë për të mirëpritur Kongresin Botëror të Ligjit. Në këtë kongres prezantohet edhe çmimi i Paqes dhe Lirisë Botërore, i ngjashëm me atë të Nobelit.
Shqipëria 2027 do jetë vendi i samitit të NATO-s, i Europianit të Futbollit për të rinjtë dhe tani edhe i Kongresit Botëror të Ligjit. Ç’të them? Kush i imagjinonte këto deri sa vite më parë? Lum si ne thuaj që kemi këto ‘kuak kuak’ se do na kishin marrë më sysh disa herë.
Kongresi është edhe një trofe i Shqipërisë në formën e konsideratës së lartë që ka krijuar vendi ynë falë reformës së drejtësisë”, u shpreh kryeministri Rama./L.F-dritare.net

















