
Rama: Dikur futeshin në burg ministra me urdhër nga i pari i qeverisë, sot drejtësia e pavarur nga pushteti!
Dritare.net
Nga Lezha, kryeministri Edi Rama foli për sistemin e drejtësisë. Rama tha se drejtësia më parë ka qenë e kapur nga pushteti, ndërsa reforma në drejtësi hoqi kontrollin që politika kishte te drejtësia.
"Drejtësinë e ka pasur në dorë vetëm një njeri ai që ka qenë i pari i qeverisë, i burgosuri i fundit politikë është Fatos Nano, sepse e futi në burg bufi i kënetës sepse e urdhëroi drejtësinë që të bëjë një çmenduri politike. Sot ne se kemi më në kontroll drejtësinë kemi bërë një reformën në drejtësi. Janë futur në burg ministra, por me urdhër nga i pari, kurse sot është diçka tjetër. Por sot janë të gjithë të barabartë para ligjit. Ata thonë ku i ke shokët, shihni sa shok kam unë këtu. Bufi thotë më jepni votën në 11 maj dhe më 12 do shkrijë SPAK." tha ai./K.C/dritare.net

















