
Luftë tregtare në horizont. Këtë të enjte nëpërmjet një postimi në platformën Truth Social, Trump ka kërcënuar Bashkimi Evropian.
Presidenti i SHBA, ka deklaruar se tarifa më të mëdha mund të vendosen ndaj Bashkimit Evropian dhe Kanadasë nëse të dy punojnë së bashku "për t'i bërë dëm ekonomik SHBA-së".
"Nëse Bashkimi Evropian punon me Kanadanë për t'i bërë dëm ekonomik SHBA-së, tarifa në shkallë të gjerë, shumë më të mëdha se sa është planifikuar aktualisht, do të vendosen mbi to, për të mbrojtur mikun më të mirë që secili prej këtyre dy vendeve ka pasur ndonjëherë," tha ai në një postim në Truth Social./E.P-DRITARE.NET

















