Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Receta natyrale/ Ja si të largoni rrathët e errët poshtë syve!

Receta natyrale/ Ja si të largoni rrathët e errët poshtë

Me siguri e keni provuar t’ju kenë bërë koment të tillë si: Ke kaluar një natë të keqe? Apo: Nuk ke fjetur mjaftueshëm, apo më keq akoma, duket si mos më keq. Këto komente mund të bëhen tepër irrituese ndonjëherë dhe ndonjërin mund ta bëjë të ndjehet i pasigurt për paraqitjen e vet. Prandaj, në këtë artikull do të shohim se çfarë i shkakton këto rrathë të errët poshtë syve dhe çfarë mund të bëjmë për t’i parandaluar ato.

Ja çfarë të bëni për të larguar rrathët e errët!

Mënyra më e mirë për të larguar rrathët e errët është të gjeni problemin. Për shembull, në qoftë se besoni se shkaku është mungesa e gjumit, përpiquni të flini më shumë. Në qoftë se shkaku është bllokimi i hundëve, përpiquni t’i pastroni shpesh, në qoftë se shkaku është ekspozimi ndaj diellit, përpiquni të qëndroni larg diellit etj.

Por ka edhe një mënyrë tjetër, që është maska e mëposhtme. Ja si ta përgatisni dhe aplikoni atë.

Përbërësit:

1 lugë gjelle mjaltë të papërpunuar

1 lugë çaji lëng të freskët kastraveci

1 lugë çaji patate të sapogrirë

Udhëzimet:

Thjesht përziejini të gjitha bashkë dhe aplikojeni në fytyrën tuaj si çdo maskë tjetër. Shpëlajeni mirë pas 15 minutash. Bëjeni këtë çdo ditë për të paktën 30 ditë. Mund të përgatisni një sasi të madhe dhe ta ruani në frigorifer për një muaj.

Serum për rrathët e errëta

Përbërësit:

1 lugë gjelle vaj bajame të ëmbël

2 pika vaji esencial barbarozë

Udhëzime:

Hidhini të dy vajra në një shishe të vogël dhe tundeni mirë. Aplikojeni çdo natë përpara gjumit./dritare.net/