Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Klajdi për rikthimin e Eglit: Më ka dalë totalisht nga zemra

Klajdi për rikthimin e Eglit: Më ka dalë totalisht nga zemra

Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Klajdi Musabelliu ka folur sot për rikthimin e Eglit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Klajdi u shpreh se Egli ka qenë një ndër ato personazhe që e kanë zhgënjyer aty brenda.

“Ditët e para ka qenë një vajzë e adhurueshme. Unë e kam shprehur dhe atëherë që mund të dashuroheshe fare kollaj me të. Pastaj ndryshoi komplet. Pas ndryshimit që bëri, më doli totalisht nga zemra si personazh. Aktualisht që po flasim, nuk më dhuron asnjë lloj emocioni ajo dhe loja e saj. Jam distancuar totalisht, më është ftohur. Nuk kam asnjë koment tjetër për Eglin, sepse më është ftohur gjithë pëlqimi që kam pasur si personazh”, tha ish-banori./K.C/dritare.net