
Rama: Basha- Berisha, skam punë me asnjërin janë dy burra në një hall të madh!
Dritare.net
Një tjetër çështjeje të cilës kryeministri zgjodhi t’i përgjigjej sot në konferencën e gazetarëve ishin akuzat që ish-kryeministri Berisha i ka bërë vazhdimisht për bashkëpunimin me liderin e PD-së Lulzim Basha. Rama i konsideroi këto akuza gënjeshtra dhe sipas tij Basha është një nga dy anët e një marrëzie që po e çon PD drejt një fundi të merituar.
“Jemi në një kohë kur sipas meje dita prodhon më shumë gënjeshtra se të vërteta. Gënjeshtra gjen më shumë vesh se populli nuk e ka thënë kot që kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta nuk ka veshur akoma pantallonat. Basha është një nga dy anët e një marrëzie që po e çon PD drejt një fundi të merituar sepse është një fund i përgatitur në vite jo nga unë, nga ne, as nga ju, por nga këto dy figura që janë shëmbëlltyra e gjithë as që është përgatitur me këmbënguljen e verbër në përsëritjen e të njëjtës gjë në kërkim të kot të rezultateve të tjera.
Një forcë politike që prej vitesh s'ka prodhuar asgjë veçse mite fitoresh të vjedhura, sherre dhe rrëmuja që kanë dëmtuar vendin. Pa patur asnjë kapacitet real për të qeverisur. Për mua është e qartë, skam asnjë punë as me njërin as me tjetrin, janë dy burra në një hall të madh dhe askush nuk jua zgjidh dot” – u shpreh Rama. /Xh.Xh/dritare.net

















