Punëtori i fabrikës së sheqerit krijon bibliotekën me 2 milionë libra në Indi
Dritare.net

Pandavapura, Indi – Anke Gowda, një ish-punëtor i fabrikës së sheqerit nga Karnataka, ka grumbulluar mbi dy milionë libra gjatë pesë dekadave të fundit, duke krijuar një bibliotekë të hapur për të gjithë. Kohët e fundit, 79-vjeçari u nderua me Padma Shri, një nga çmimet civile më të larta në Indi, për kontributin e tij në promovimin e leximit dhe arsimit.
Biblioteka e Gowda-s, e shpërndarë në një ndërtesë prej 15,800 m², përmban libra mbi çdo temë të mundshme, përfshirë edicione të rralla të Biblës. Libri gjendet në rafte, kuti dhe madje në dysheme, por Gowda mund të gjejë çdo libër menjëherë. Biblioteka frekuentohet nga studentë, mësues dhe dashamirës të librave nga e gjithë shteti.

Gowda, i cili ka jetuar në një fshat ku librat ishin luks, ka shpenzuar pjesën më të madhe të pagës së tij për libra, duke punuar edhe si mbledhës qumështi dhe agjent sigurimesh për të mbështetur pasionin e tij. Ndihma erdhi kur një mik i prezantoi me industrialistin Hari Khoday, i cili ndihmoi në ndërtimin e bibliotekës.

Pavarësisht mungesës së një bibliotekari profesionist, Gowda e di saktësisht vendndodhjen e çdo libri. Ai thotë se tashmë ka përmbushur detyrën e tij dhe shpreson që qeveria dhe publiku të mbajnë dhe zhvillojnë këtë trashëgimi./L.F-dritare.net