Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pse shkrimtari anglez ktheu shqiptarët në personazhe negative, pa i njohur!

Pse shkrimtari anglez ktheu shqiptarët në personazhe negative, pa i

"The Diamond Brothers in… The French Confection and The Greek Who Stole Christmas” janë dy tregime të përfshira në një libër që u jepet për të mësuar fëmijëve në shkollat e Britanisë së Madhe. Autori i këtyre tregimeve është shkrimtari dhe novelisti anglez Anthony Horowitz. Në këtë libër, fëmijët shqiptarë portretizoheshin si vrasës. Dritare.net ju sjell disa arsye se përse autori që ka shkruar librin është mbështetur në fakte të pabaza. Por si fillim do ju tregojmë pak për dy tregimet që flet libri.

Tregimi i parë “The Diamond Brothers in… The French Confection” i botuar në vitin 2002 flet për Diamond Brothers të cilët fitojnë një udhëtim në Paris falë një kosi francez me luleshtrydhe, por aksidentalisht futen në një rrjet kontrabande droge dhe përfundojnë duke u detyruar të bashkohen me Sûreté për t’i hequr qafe ata. Titulli është një lojë fjalësh për filmin “The French Connection.”

Ndërsa tregimi “The Diamond Brothers in… The Greek Who Stole Christmas” i botuar në vitin 2007, tregon historinë e këngëtares së famshme greke dhe ylli i filmit, Minerva e cila kishte anuluar një koncert bamirësie në Tropojë, që do të mbahej për fëmijët mbipeshë në Shqipëri. Një fëmijë shqiptar, fans i zhgënjyer nga anulimi i koncertit i kishte dërguar një letër këngëtares në Londër, ku e kërcënonte se do ta vriste.

Dy tregimet janë botuar mes viteve 2002-2007. Ndaj nisur nga disa gjëra specifike që kemi kapur nga libri në fjalë, do të bëjmë një analizë të shkurtër.

Ndonëse ngjarjet luheshin në Londër, pikëtakimi në rrëfim mes protagonistes Minerva dhe “personazhit negativ” që ishte bërë një fëmijë shqiptar, ishte Tropoja, ku do të mbahej edhe koncerti i bamirësisë për fëmijët mbipeshë. Autori e ka përmendur Tropojën në libër vetëm pasi e ka dëgjuar nga filmat aksionë ku portretizohej Tropoja vite më parë si për shembull filmi “Taken”, i bazuar nga romani me të njëjtin titull.

Pse shkrimtari anglez ktheu shqiptarët në personazhe negative, pa i

Diçka që të tërheq vëmendjen teksa lexon tregimin është fakti që autori shkruan për fëmijë mbipeshë në Shqipëri. Në tekst thuhet:

“Minerva do të jepte një koncert të madh bamirësie në Shqipëri. Ishte për të përfituar OAK." "Çfarë është OAK?"
"Fëmijët shqiptarë mbipeshë. Përpiqet të ndihmojë fëmijët që shikojnë shumë TV dhe hanë shumë McDonald's. Disa prej tyre duhet të veshin veshje elastike. Shumë prej tyre janë në karrige me rrota. Ata mund të ecin, por thjesht janë shumë dembelë. Gjithsesi, ata me të vërtetë mezi po e prisnin koncertin, por në momentin e fundit Minerva duhej të tërhiqej.”

E para mbipesha te fëmijët nuk është parë si problem madhor në Shqipërinë e viteve para dhe pas 2007-ës. Sipas statistikave, ka pasur rritje të obezitetit në Shqipëri gradualisht nga viti në vit, por nuk është parë si problem në vençanti, sidomos para 2007-ës.

E dyta fëmijët në Shqipëri nuk hanë McDonald’s, sepse në Shqipëri nuk ka McDonald’s dhe aq më pak të ketë pasur në kohën kur shkrimtari ka shkruar e botuar librin, këtu e 16 vjet më parë.

E treta, në vitet kur tregohet ngjarja, fëmijët dhe televizori ishin dy gjëra që rrallë bëheshin bashkë. Ato kohë kishim fëmijë më socialë dhe më pak të varur ndaj televizorit. Nëse do të flisnim për kohën sot, mbase, por edhe sot fëmijët shqiptarë nuk shohin televizor, por TikTok.

Me pak fjalë ky tregim është shkruar nga një njeri që nuk i njeh fare shqiptarët. Thjesht është futur si skemë në tregime, duke kthyer në personazhe negative shqiptarët, gjë që nuk na pëlqen./K.C/dritare.net