Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

PS përcakton drejtuesit e komisioneve parlamentare

PS përcakton drejtuesit e komisioneve parlamentare

Partia Socialiste mblodhi sot grupin parlamentar, pak ditë pas betimit të deputetëve të rinj në Kuvend. Në mbledhje mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa fokusi kryesor ishte ndryshimi i rregullores së Parlamentit dhe riorganizimi i komisioneve parlamentare.

PS përcakton drejtuesit e komisioneve parlamentare

Damian Gjiknuri do të vazhdojë të drejtojë Komisionin e Reformës Zgjedhore, ndërsa në krye të komisioneve të përhershme janë emëruar disa prej ish-ministrave të kabinetit socialist.

Sipas vendimmarrjes, komisionet parlamentare do të jenë 11 në total, nga të cilat 7 do të drejtohen nga maxhoranca dhe 4 nga opozita.

Përbërja e re e komisioneve:
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – Milva Ekonomi (maxhoranca)
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Ulsi Manja (maxhoranca)
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen – Bledi Çuçi (maxhoranca)
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet – Opozita
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale – Opozita
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – Anila Denaj (maxhoranca)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Opozita
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – Blendi Klosi (maxhoranca)
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Opozita
Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme – Igli Hasani (maxhoranca)
Komisioni i ri për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – Fatmir Xhafaj (maxhoranca)
Gjithashtu, janë përcaktuar edhe drejtuesit e dy komisioneve të posaçme:

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore – Damian Gjiknuri
Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrative-Territoriale – Arbian Mazniku/L.F-dritare.net