Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

PS mbledh grupin parlamentar, nis fjala e Ramës!

PS mbledh grupin parlamentar, nis fjala e Ramës!

Në pritje të një qëndrimi nga mazhoranca për “çështjen Balluku” Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Pallatin e Brigadave ministrat dhe deputetët. Mbledhja nis me fjalën e kryeministrit, për të vijuar me raportimet e 10 ministrave për diskasteret që ata drejtojnë, punët dhe projektet në zbatim.


Ministrat do të paraqesin raportet e tyre përkatëse, me një kohëzgjatje prej 7 minutash secili. Në fund, fjalën e ka kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

4 ditë më parë prokurorët e SPAK me argumente shtesë i kërkuan Kuvendit autorizim për arrestimin e zv/kryeministres.